SPORT, 23 Maj 2025, 16:15

Barcelona pas Luis Diaz. Përgjigjet trajneri i Liverpool: Më pëlqen Yamal dhe Raphinha

Barcelona pas Luis Diaz. Përgjigjet trajneri i Liverpool: Më

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco deklaroi ditët e fundit se katalanasit do synojnë transferimin e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz.

Tekniku i The Reds, Arne Slot ka reaguar menjëherë, duke iu dhënë përgjigje spanjollëve.

“Çdo klub ka mënyrën e vet të të vepruarit. Unë nuk flas për lojtarë të klubeve të tjera që nuk i kemi nën kontratë. “Të gjithë ne admirojmë disa lojtarë. Edhe unë admiroj Lamine Yamal-in dhe Raphinha-n!”- tha ai.