TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Junajtid u mposht në finalen e Ligës së Europës dhe menjëherë kanë filluar “thumbat” e parë.
Vëllai i Alejandro Garnaços, Robert i cili është dhe agjenti i tij shkroi në rrjetet sociale se: “Duke punuar si profesionist, duke ndihmuar në çdo ndeshje, duke shënuar dy gola në dy finalet e fundit, vetëm për të dalë në fushë për 19 minuta dhe për të përfunduar nën një autobus. Uau!”. Përgjigja e Amorimit ishte e menjëhershme: “Është e lehtë të thuhet tani. Kush e humbi një mundësi të pastër në gjysmën e parë të gjysmëfinales? Garnaço. Ky është futbolli.”
Ndërsa sulmuesi i Junajtidit u shpreh se: “Sigurisht që është e vështirë për të gjithë pas këtij sezoni, i cili ka qenë shumë i keq. Nuk kemi mundur askënd… Deri në finale luajta të gjitha ndeshjet, ndihmova ekipin. Sot, duke luajtur 20 minuta… nuk e di. E ardhmja? Kjo ndeshje ka ndikim, por vetë sezoni dhe situata në klub… Do të përpiqem ta shijoj verën dhe të shoh se çfarë do të ndodhë më pas.”