SPORT, 4 Dhjetor 2021, 09:23

Kjaer ndalet për gjashtë muaj, Milani monitoron 7 zëvendësues

Kjaer ndalet për gjashtë muaj, Milani monitoron 7

Simon Kjaer u operua dhe sezoni i tij ka përfunduar për shkak të dëmtimit të ligamenteve, si në atë të kryqëzuar ashtu edhe në atë anësor. Ai ka frikë edhe për Botërorin e Katarit pas një viti, pavarësisht se mjekët i kanë dhënë një afat shërimi 6-mujor, të paktën sipas asaj që thuhej në komunikatën e klubit.

Ndërkohë që Milani humbet liderin e mbrojtjes dhe dyshja MaldiniMasara tashmë kanë filluar të monitorojë terrenin për të gjetur një zëvendësues në janar. Gjithashtu, ekipi mund të mbetet i tillë duke qenë se në organikë si mbrojtës qendror janë Tomori, Romanjoli dhe Gabia, të cilëve mund t’u shtohet Kalulu, por edhe Kesi që di të “lodrojë” në ato territore.

NË ITALI – Ëndrra mund të jetë ajo e Gleison Bremerit të Torinos, por blerja e i tij nga brenda një muaji sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Si për vlerësimin prej 25 milionë eurosh, ashtu edhe për konkurrencën e madhe me Napolin, Interin dhe sidomos Totenhemin.

Në modë është rikthyer edhe emri i Milenkoviçit të Fiorentinës, i ndjekur që prej dy vite më parë. Serbi mund të largohet nga Firence falë klauzolës prej 15 milionë eurosh. Gjithashtu, nën vëzhgim edhe Luiz Felipe i Lacios, të cilit kontrata i skadon në qershor dhe mund të jetë një mundësi e mirë.

Duke qëndruar në Itali, pista me kosto të ulët mund të jetë ajo e Kaldaras, i cili është i huazuar nga Milani te Venecia. Ishmbrojtësi i Atalantas nuk i ka bindur kurrë kuqezinjtë për shkak të dëmtimeve, por në lagunë duket se ka gjetur sërish vazhdimësi.

LARG SERISË A – Shumë mbrojtësve u është bashkangjitur emri me kuqezinjtë në orët e fundit, duke përfshirë hipoteza, kontakte dhe propozime. Duke parë jashtë Italisë, Jerry Mina, mbrojtësi kolumbian i Evertonit, i lidhur me Milanin në të kaluarën, gjithashtu është rishfaqur.

Në Francë, 20-vjeçari i Monakos, Benua Badiashil, pëlqehet, por vlerësimi prej 30 milionë eurosh e bën të paarritshëm. Një i ri interesant mund të jetë edhe Beqir Omeragiç i Zyrihut. 19-vjeçari në fjalë ka perspektiva të mira dhe ka luajtur katër herë me Zvicrën. Çmimi i tij është 12 milionë. Kohë për vlerësime në Casa Milan me fondin “Elliott” që do të duhet të diktojë linjën ekonomike.