TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çështja e vaksinimit anti-COVID, siç dihet, po shkakton jo pak debate në rang global e sigurisht këtij diskutimi nuk i ka shpëtuar as sistemi sportiv. Së fundmi debati është vendosur në sportin e tenisit dhe i përfshirë në të është, as më pak e as më shumë, por numri 1 i botës, Novak Xhokoviç.
Kampioni serb siç dihet është një prej sportistëve më të famshëm, i cili e ka kundërshtuar në vazhdimësi vaksinimin e detyruar. Por a do të jetë Xhokoviç në “Australian Open”, grand slami i parë i vitit 2022.
Nëse i referohemi deklaratës së dhënë së fundmi nga Srdjan Xhokoviç (i ati i tenistit), duke e pamundur që Nole të marrë pjesë në eventin e Melburnit. Ndërkohë nga ana tjetër organizatorët janë striktë në rregullat e tyre, ku kërkojnë vaksinim të detyruar për çdo pjesëmarrës.
FLET BABAI I XHOKOVIÇIT – Nëpërmjet një interviste për mediat serbe Srdjan Xhkoviç bëri të ditur se me shumë mundësi djali i tij nuk do të marrë pjesë në aktivitetin madhor që do të mbahet në Australi. “Duke parë gjithë këto rrethana, ajo që mund t’ju them është se ka shumë mundësi që të mos marrë pjesë. Çdokush ka të drejtën të vendosë mbi shëndetin e tij. Të vaksinohesh apo jo është një e zgjedhje personale”, deklaroi Srdjan Xhokoviç.
ORGANIZATORËT, TË PALËKUNDUR – Pozicioni i organizatorëve është i qartë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Craig Tiley, drejtori i turneut. “Tenistët e pa vaksinuar nuk mund të marrin pjesë në ‘Australian Open’. Deri më tani 85% e sportistëve i kanë bërë vaksinat dhe deri në fillimin e eventin presim që kjo shifër të shkojë rreth 90-95%”, deklaroi drejtori i turneut që do të mbahet në Melburn nga data 17 deri më 30 janar.
SPORTISTËT KUNDËR VAKSINIMIT – Novak Xhokoviç nuk është i vetmi sportist kundër vaksinimit të detyruar, pasi shumë emra të tjerë në rang botëror ndajnë të njëjtin mendim me tenistin serb. Këtu po përmendin disa prej tyre duke nisur që nga ylli i boksit Antoni Xhoshua, për të vijuar me basketbollistin e NBA-së, Kyrie Irving apo pilotin e Moto GP-së, Johan Zarko.
Nga bota e futbollit vëmendje tërhoqi ylli i Bajernit, Xhoshua Kimish, i infektuar vetëm disa ditë më parë me COVID dhe i detyruar të karantinohet. Lojtari, i cili ka dalë hapur kundër vaksinimit, ka marrë një gjobë të majme nga skuadra bavareze që shkon në total rreth 1 milion e 536 mijë euro.