SPORT, 3 Dhjetor 2021, 14:30

FOTO/ Mike Tyson ambasadori i kanabisit në Malavi

FOTO/ Mike Tyson ambasadori i kanabisit në Malavi

Mike Tyson është një individ me një histori të pasur dhe të larmishme gjatë rrjedhës së jetës së tij dhe tani ish-kampioni i peshave të rënda është bërë ambasadori i kanabisit në Malavi.

Ministria e Bujqësisë e Malavi-së i dërgoi Tyson-it një letër duke i kërkuar që të merrte pozicionin e lartpërmendur në kombin e Afrikës juglindore, i cili legalizoi përdorimin medicinal dhe industrial të kanabisit në vitin 2020, në mënyrë që të promovojë rritjen ekonomike.

Malavi u mbështet në duhan për një kohë të gjatë dhe përfaqëson rreth 13% të PBB-së së vendit dhe 60% të të ardhurave të tij nga valuta.

Me rënien e industrisë së duhanit, qeveria e Malavisë vendosi që kultivimi i kanabisit si një alternativë do ta ndihmonte vendin nga pikëpamja ekonomike.

Tyson është bërë sinonim në fushën e përdorimit të kanabisit, kryesisht për shkak të podcast-it të tij, dhe kjo është arsyeja pse Malavi i drejtohet atij në orën e nevojës.

Megjithatë, droga është ende e paligjshme në baza rekreative, dhe në fakt ka nivele të konsiderueshme rezistence ndaj ndryshimit të kësaj mase.

FOTO/ Mike Tyson ambasadori i kanabisit në Malavi

Njohuritë teknike për kultivimin efektiv të kanabisit mungojnë, ndërkohë që fermerët kanë qenë kritikë ndaj tarifave të larta qeveritare të vendosura për shitjen e bimës. Megjithatë, qeveria e Malawi-t beson se ia vlen të ngulmohet me përpjekjen pasi në fund do të forcojë ekonominë e tyre. Tyson-it i është kërkuar të ndihmojë fermerët vendas në lidhje me kultivimin e bimës, si dhe ndryshimin e opinionit për ilaçin në mesin e popullatës së kombit.

“Malawi mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë i vetëm, pasi industria është komplekse dhe kërkon bashkëpunim, prandaj do të doja t’ju emëroja zotin Mike Tyson, ambasadorin e kanabisit të Malawi-t,” thuhej në letrën e qeverisë së Malavisë.