TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Keidi Bare, mesfushori i Kombëtares ka gjetur akordin dhe është pranë zyrtarizimit me Real Zaragozën në nivelin e dytë në futbollit spanjoll. Pas katër sezonesh ai u largua nga Espanyol, ekip i cili sezonin e ri do luajë në La Liga.
Tanimë përfaqësuesit e Bares dhe drejtori sportiv Juan Carlos Cordero kanë një akord për tre vite, me opsion edhe për një vit të katërt. Sipas AS, Zaragoza e ka bindur Baren, paçka se në drejtim të tij ka oferta nga tre klubet e La Ligas, Las Palmas, Valladolid dhe Rayo Vallecano.
Kujtojmë se Bare është produkt i moshave të Apolonisë dhe i rritur me të rinjtë e Atletico Madrid. Veç ekipit të dytë të madrilenëve, Bare ka qenë pjesë edhe e Malagas dhe në katër sezonet e fundit ka mbajtur veshur fanellën e Espanyol.