SPORT, 19 Korrik 2024, 23:24

Tifozët e surprizojnë me pritjen elektrizuese, Lamela bëhet shok skuadre me Strakoshën

Tifozët e surprizojnë me pritjen elektrizuese, Lamela bëhet shok

Erik Lamela do të vijojë karrierën në elitën e futbollit grek teksa do të bashkohet me AEK-un e Athinës, ku do të jetë shok skuadre me Thomas Strakoshën. Futbollisti argjentinas, ka mbërritur ditën e sotme në kryeqytetin grek, për të hedhur edhe firmën në kontratë, teksa është surprizuar nga pritja elektrizuese që i bënë tifozët e AEK-ut. 

Teksa Lamela po udhëtonte me taksi, ultrasit verdhezinj organizuar një pritje madhështore, duke krijuar një atmosferë tepër të zjarrtë. Këtë video të filmuar nga brenda taksisë, Lamela e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

32-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Sevijas në La Ligën spanjolle, teksa në të kaluarën ka veshur fanellën e Totenhemit, Romës dhe River Plejt.