TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ndeshjes kundër Marsaslok, Partizani ka fluturuar drejt Tiranës me “charter” dhe të gjithë janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre.
Për shkak të një ndeshjeje të vështirë dhe udhëtimit të bërë, stafi e ka lënë pushim ekipin ditën e djeshme, teksa sot do të nisin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme në orën 18:00 në Tbilisi kundër gjeorgjianëve të Iberia. Trajneri Shehi nga nesër do të nisë edhe analizën e kundërshtarit, materialet për të cilin janë të shumta në dispozicion.
Iberia është në aktivitet aktualisht, pavarësisht një pauze momentale në kampionat. Gjeorgjianët renditen në vendin e tretë, me 30 pikë të grumbulluara pas 18 javësh të luajtura.