TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sa herë që emri i Antonio Kasanos shihet nëpër media, dihet që ka thënë diçka kontraverse dhe të bujshme.
Targeti i tij i preferuar, Kristiano Ronaldo, e ka pësuar sërish. Pas fitores së Portugalisë me Uruguain dhe golin e pretenduar nga Ronaldo, Kasano ka sulmuar sërish portugezin.
“Portugalia nuk e meritoi të fitonte sepse Uruguai pati 4-5 rastë të pastra. Luzitanët kanë talente që më përlqejnë shumë si Joao Felis apo Cancelo. Problemi është Ronaldo. Ai donte të shënonte patjetër edhe pse topi kishte kaluar çerek ore para.
Ai zë hapsira për djemtë e tjerë. Portugalia ka shumë talentë por është një enigmë Ronaldo që mendon se është më i miri, por ai tashmë ka mbaruar.”- u shpreh Kasano.