SPORT, 30 Nëntor 2022, 23:03

Gjermania dhe Spanja “ndezin motorrët”, spikat edhe dueli Kroaci-Belgjikë/ Ja katër sfidat e ditës së nesërme

Gjermania dhe Spanja “ndezin motorrët”, spikat edhe dueli

Argjentina, Polonia dhe Australia ishin tre ekipet që siguruan një biletë për  në raundin tjetër të Kupës së Botës, ditën e sotme, ndërkohë që Franca e kishte siguruar më  herët kualifikimin.

Ndërkohë dita e nesërme ka rezervuar katër duele të tjera emocionuese. Në fushë do të zbresim emra “big” si Spanja dhe Gjermania. Ndërkohë që përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Kroacisë dhe Belgjikës.

Në orën 16:00, do të zbulohen 2 sfidat e Grupit F, mes Kanadasë dhe Marokut dhe Kroaci-Belgjikë, ndërkohë mbrëmja do të kulmojë me Kosta Rikë – Gjermani dhe Japoni-Spanjë. Të katërta këto duele për t’u shijuar dhe jetuar.