TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alarm në Brazil për situatën shëndetësore të legjendës së futbollit botëror, Pele.
Ish-sulmuesi i famshëm është mësuar se është shtuar në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulos.
Los principales medios brasileños informan que Pelé está internado. El cuadro es preocupante. Presenta edema generalizado e insuficiencia cardíaca. Tiene dificultades para alimentarse. Durante la tarde de hoy lo somenterán a una batería de exámenes. La quimio no está resultando. pic.twitter.com/RPRi5GXaam
— VarskySports (@VarskySports) November 30, 2022
Por me sa duket, kjo ka qenë pjesë e vizitave rutinë të tij sa i përket diagnostikimit me tumor në stomak vite më parë.
Lajmi fillimisht ka alarmuar publikun me rrjetet sociale që u mbushën me lutje për “O Rei”. Por më pas ishte vajza e ish-lojtarit, Kelli Nashimento, ajo që qartësoi gjithçka me një njoftim në rrjetet sociale.
“Përshëndetje miq, Media po tërbohet përsëri dhe unë dua të dal këtu e të sqaroj pak gjërat. Babai im është shtruar në spital për rregullimin e medikamenteve. Unë nuk jam duke vrapuar për të kapur avionin që të shkoj atje. Vëllezërit e mi janë në Brazil dhe unë do të shkoj atje për festat e Vitit të Ri. Nuk ka asnjë surprizë dhe asnjë urgjencë”, shkroi ajo duke bërë të qartë se këto ishin vizita rutinë të Pele.

Edhe menaxheri i tij, Xho Fraga, sqaroi se bëhej fjalë për një vizitë rutinë. “Ai është atje për disa kontrolle mujore që i kryen që kur u diagnostikua në fillim”, bëri të ditur ai.