TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argjentina është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit, pas fitores 2-0 me Poloninë.
Në minutën e 13-të, Lionel Messi do të gabonte nga pika e bardhë.

Gabimin e “Pleshtit” do e rregullonte MC Allister, sapo filloi pjesa e dytë (46'). Një aksion model i ekipit të Skalonit përfundoi në gol, duke dërguar në festë tifozerinë.
Goli i sigurisë do vinte nga Alvarez, në minutën e 68-të. Një rrjetë kjo, e cila i dha qetësinë e duhur ekipit për pjesën e mbetur të takimit.
Kështu, argjentinasit përfundimisht kualifikohen si vend i parë me 6 pikë dhe në fazën tjetër do përballen me Australinë.
Në krahun tjetër, polakët shkojnë tutje me 4 pikë dhe gjejnë Francën në fazën tjetër (Polonia ka golavarazh më të mirë se Meksika).

Meksika u përpoq por nuk ia doli të kualifikohej për në fazën tjetër të Botërorit.
Pavarësisht fitores 1-2 ndaj Arabisë Saudite dhe barazimit në 4 pikë me Poloninë e vendit të dytë, meksikanët kthehen në shtëpi për çështje golavarazhi.
Ekipi i Renard do rezistonte në pjesën e parë por nuk ishte e thënë të bënte diçka të tillë edhe në pjesën e dytë.Martin bëri të ligjshme festën meksikane në minutën e 47-të, ndërsa pak më vonë, një goditje dënimi perfekte e Chaves shuajti të gjitha shpresat e arabëve për të marrë pikë nga ky takim. Një perlë kjo, e denjë për një nga golat më të bukur të kompeticionit.
Ky rezultati bëri që Arabia Saudite të humbë toruan në fushë, duke mos arritur dot më të dalë te loja e saj. Gjithsesi, në fund goli i nderit i takon Al Dawasarit.
