TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blaise Matuidi ishte pjesë e Francës në Botërorin e para katër viteve më parë të zhvilluar në Rusi (2018), aty ku me Francën ia doli të fitonte titullin më të dëshiruar për një futbollist ndërsa kishte një rol protagonisti në mesfushën e trajnerit Dider Deschamps.
Tashmë, Franca dhe disa prej shokëve të tij janë sërish në finalen e eventit madhor teksa përballen me Argjentinën e Lionel Messit.
“Pleshti” është edhe rreziku numër një për skuadrën e “Gjelave”, dhe sipas Matuidi Messi do të shënojë gol. Por, Matuidi thekson se ndeshja në fund do të përfundojë me fitoren e “Bluve” me rezultatin 2-1.
“Sipas mendimit tim ndeshja do të mbyllet me rezultatin 2-1. Mesi do të shënojë gol, por ne do të bëjmë një më shumë. Për Francën nuk është aspak e rëndësishme se cili do të shënojë, e rëndësishme është që Kupa e Botës të qëndrojë në shtëpi”, tha Matuidi për Le Parisien.