TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merkatoja e dimrit ndez fantazinë e tifozëve dhe skenarët e mëdhenj nuk mungojnë.
Në qendër të diskutimeve është Juventusi, i cili po studion lëvizje me peshë për të ardhmen. Një nga idetë më të bujshme lidhet me Teo Hernandez. Mbrojtësi francez, aktualisht në Arabinë Saudite, do të dëshironte një rikthim në Serie A. Sipas zërave të merkatos, Torino mund të jetë destinacioni i preferuar. Për të realizuar operacionin, lojtari është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën.
Ekspertët vlerësojnë se, me mentalitetin e duhur, Teo Hernandez mund të bëjë diferencën. Për momentin mbetet një ëndërr, por merkatoja shpesh di të surprizojë. Nëse kjo lëvizje, që për momentin duket thjesht një fantazi mund të bëhet realitet, sigurisht nuk do të pritej mire nga tifozët e Milanit, të cilët e kanë konsideruar një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe një lider për kuqezinjtë ndër vite.