TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani dhe Interi janë prej kohësh pas Mario Gilës. Për mbrojtësin e Lacios është konsideruar mundësia e transferimit këtë muaj, por edhe në verë.
Agjenti i Gilës, Alehandro Kamano, ka folur së fundmi për këtë situatë. “E ardhmja e klientit tim, që është një shok i imi dhe gjithashtu një njeri i mrekullueshëm dhe super lojtar, është vetëm ndeshja e ardshshme dhe të fitojë çdo gjë që mundet me Lacion. Por më e rëndësishmja është ndeshja e radhës.
Ai ka akoma të mbetur një vit e gjysmë në kontratën me Lacion. E përsëris sërish, që e rëndësishme është të fitohet ndeshja e radhës”, u shpreh agjenti.
Reali ruan 50% nga e drejta e kartonit. Për këtë te Lacio do të ishin të gatshëm për një transferim, që shkon deri në 30 milionë euro.