TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për Interin, humbja historike 5- 0 nga PSG-ja në finalen e Ligës së Kampioneve mbetet një plagë e thellë, që nuk është shëruar ende. Ka kaluar gati një muaj nga ajo ndeshje e hidhur në Mynih, por emocionet dhe dhimbja duket se nuk janë zbehur, veçanërisht te një nga protagonistët kryesorë të mesfushës, Nikolo Barela.
Në një intervistë për “Dazn”, mesfushori italian nuk gjeti një shpjegim të qartë për atë ndeshje. “Nuk kam një përgjigje të saktë dhe ndoshta nuk ka një shpjegim të vetëm, por është një përzierje e shumë faktorëve. Është vështirë të them pse ndodhi”, tha Barela, i cili përshkroi edhe përpjekjet brenda dhomës së zhveshjes për të kuptuar atë disfatë.
“Diskutuam mes nesh, sidomos me më të vjetrit, jo për të gjetur fajtorë, por për të ndarë ndjenjat. Ishin të ndryshme dhe të shumta, që tregon se faktorët ishin shumë. Por futbolli është i tillë, ndonjëherë ke ditë të këqija. Fatkeqësisht, kjo ndodhi në finalen më të rëndësishme dhe kjo është më e dhimbshmja”, shtoi ai. Megjithatë, Barela thekson se kjo humbje nuk mund të përcaktojë gjithë sezonin europian të Interit. “Unë ruaj gjithë rrugëtimin që kemi bërë.
Humbëm nga skuadra më e fortë në botë, PSG-ja, por kemi eliminuar skuadra shumë të forta si Bajerni dhe Barcelona. Mbaj përvojën dhe tani përpiqem të jap më të mirën time për të ndihmuar shokët, klubin dhe trajnerin me stafin e tij që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera mesfushori i Interit, Nikolo Barela.