TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot është raportuar një surprizë e madhe nga Italia, ku Juventusi ka kthyer vëmendjen nga Fisnik Asllani. “Zonja e Vjetër” e sheh 23-vjeçarin si një objektiv për merkaton e verës, në një moment kur e ardhmja e Dushan Vlahoviç në Torino duket gjithnjë e më e pasigurt.
Hoffenheim kërkon një shifër të konsiderueshme për kartonin e Asllanit. Për sulmuesin, i cili ka tërhequr interes edhe nga Bajern Mynih, klubi gjerman raportohet se kërkon rreth 30 milionë euro.
Ndërkohë, Vlahoviç vazhdon të jetë i dëmtuar prej disa kohësh dhe mungesa e një rinovimi me Juventusin ka shtyrë drejtuesit bardhezinj të eksplorojnë alternativa të reja për repartin ofensiv.