TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës. Jorge Jesus ka pranuar ofertën për të udhëhequr luzitanët, duke zëvendësuar Roberto Martínez në stolin e kombëtares.
Tekniku portugez ka dhënë dritën jeshile për këtë sfidë të re në karrierën e tij dhe pritet të nisë një kapitull të rëndësishëm me ekipin kombëtar.
Jesus vjen pas një sezoni të suksesshëm, ku u shpall kampion në Ligën e Arabisë Saudite me Al Nassr, skuadër ku kishte në dispozicion edhe yllin portugez Cristiano Ronaldo. Tashmë, dyshja pritet të bashkëpunojë sërish, por këtë herë në skenën ndërkombëtare.
Federata Portugeze e Futbollit i ka besuar Jorge Jesusit një projekt të rëndësishëm dhe afatgjatë. Sipas marrëveshjes së arritur, trajneri do të drejtojë skuadrën në sfidat e ardhshme të Nations League, do të përgatisë ekipin për Kampionatin Evropian “Euro 2028”, si dhe do të hartojë strategjinë për edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës.
Marrëveshja mes palëve tashmë konsiderohet e përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi i plotë, i cili do të shënojë nisjen e një cikli të ri ambicioz për kombëtaren portugeze.