SPORT, 8 Korrik 2026, 14:06

“Botërori 2006, gëzimi më i madh në jetën time. Calciopoli nuk ndikoi”/ Rrëfimi i veçantë i Cannavaros: Më vjen keq ta them, por këtë vit fiton Franca

“Botërori 2006, gëzimi më i madh në jetën time.

Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, kujton triumfin historik në Gjermani, marrëdhënien me Lippin, finalen ndaj Francës, penalltitë, ngritjen e trofeut dhe flet edhe për krizën e futbollit italian.

Botërori 2026 për Cannavaron përfundoi shpejt, por kujtimet e tij nga Kupa e Botës 2006 mbeten të përjetshme.

Njëzet vite pas triumfit të Italisë në Gjermani, ish-kapiteni i “Axurrëve” ka rrëfyer në një intervistë të gjatë për Corrieren emocionet, prapaskenat dhe sekretet e suksesit më të madh të karrierës së tij.

Cannavaro, i cili ngriti trofeun e Botërorit si kapiten dhe më pas fitoi edhe “Topin e Artë”, rikthehet te një periudhë që e cilëson si kulmin e një brezi të artë të futbollit italian.

Çfarë kujtoni nga Botërori 2006?

“U krijua një atmosferë e pabesueshme. Kishim një grup të jashtëzakonshëm dhe një bindje të madhe se mund të arrinim diçka të rëndësishme.”

A ndikoi skandali Calciopoli në suksesin tuaj?

“Jo. Refuzoj të mendoj se na duhej një skandal për të nxjerrë më të mirën nga vetja. E vërteta është se ishim shumë të fortë. Ishte gjenerata më e mirë e futbollit italian pas asaj të vitit 1982. Një Botëror nuk fitohet rastësisht.”

Disa thonë se Italia e vitit 2002 ishte edhe më e fortë, me Maldinin dhe Vieri-n.

“Është e vërtetë. Kishim një trajner me shumë eksperiencë si Trapattoni. Por luanim në mënyrë më konservatore, me alternimin mes Tottit dhe Del Pieros. Kundër Koresë së Jugut humbëm shumë raste. Ishte një zhgënjim.”

Pas dështimit në Europianin 2004, në pankinë erdhi Marcello Lippi. Çfarë ndryshoi ai?

“Që nga dita e parë na dha një bindje tjetër. Ne kishim dalë nga Europiani pas ndeshjeve me Danimarkën dhe Suedinë, ndërsa ai na tha: ‘Do ta fitojmë Botërorin duke mundur Brazilin në finale’. Gaboi vetëm për kundërshtarin e finales.”

Cili ishte sekreti i atij ekipi?

“Lippi krijoi një grup të vërtetë lojtarësh, me stabilitet në grumbullime, siç kishte bërë Bearzot. Kur mbërritëm në Gjermani, u ndez shkëndija.”

Italia pësoi vetëm dy gola në shtatë ndeshje.

“Dhe megjithatë ishim skuadër sulmuese. Në fillim luaja me Nestën në qendër, me Zaccardon djathtas dhe Zambrottën majtas. Më pas Lippi ndryshoi pozicionet e Zambrottës dhe Zaccardos. Kur u dëmtua Nesta, hyri Materazzi. Pastaj erdhi dita e Grossos. Gjetëm formulën perfekte: soliditetin.”

Cili ishte çelësi i mbrojtjes së Italisë?

“Lidhja mes nesh. Kishim një mesfushë që filtronte gjithçka, sulmues që ktheheshin për të ndihmuar dhe Buffon që na jepte siguri.”

Ndeshja kundër SHBA-së ishte një moment i vështirë.

“Kur mbetesh me 10 lojtarë, në 99% të rasteve humbet. Ne ruajtëm qetësinë. Pirlo dhe Gattuso e mbajtën topin në kontroll. SHBA ishte një skuadër e mirë, por për ne ajo ndeshje ishte një kthesë.”

Çfarë ndodhi pas atij momenti?

“Një grup i fortë nuk shpërbëhet në vështirësi. Ne u bashkuam edhe më shumë. Kuptuam vlerën tonë. Problemet na jepnin forcë.”

Në 1/8 finale ndaj Australisë, Italia vuajti shumë pas kartonit të kuq të Materazzit dhe penalltisë së fituar nga Grosso. Çfarë menduat kur Totti mori topin për penalltinë?

“Na u pre fryma. Mendonim: ‘Tani do bëjë Panenkën si ndaj Holandës në Europianin 2000’. Por Francesco u tregua i qetë dhe gjuajti normalisht.”

Cannavaro kujton edhe një moment me Iaquintën:

“Iaquinta po vuante shumë dhe më shikonte sikur të thoshte: ‘Nuk mundem më’. I thashë: ‘Nëse dorëzohesh, të shkatërroj’. Kur hyri Barzagli i thashë me shaka: ‘Tani fillon argëtimi’. Më pa sikur të thoshte: ‘Je i çmendur’.”

Gjysmëfinalja ndaj Gjermanisë konsiderohet kryevepra juaj.

“Luajta ndeshjen perfekte. Zakonisht vlerësohen më shumë sulmuesit, por unë e fitova Topin e Artë në Dortmund.”

Cannavaro ia dedikoi atë sukses qytetit të tij, Napolit.

“Jam rritur në Fuorigrotta, duke luajtur futboll në rrugë pranë San Paolos. Nuk harroj kurrë nga vij.”

Ai kujton edhe komentimin legjendar të ndeshjes nga Fabio Caressa: “Cannavaro… Cannavaro… Cannavaro!”

“Ishte më shumë se një fitore. Ishte kënaqësi. Në Gjermani na tallnin me stereotipet: pizza, spaghetti, mandolino. Ne ua dedikuam fitoren të gjithë italianëve që kishin vuajtur atje për vite. Gjermanët kishin fituar në Itali në vitin 1990, ishte koha jonë për të fituar në shtëpinë e tyre.”

“Për herë të parë hyra në fushë me pak frikë. Jo frikë, por respekt të madh. Franca ishte një skuadër shumë e fortë. Mund ta mposhtnim vetëm me një ndeshje të madhe.”

A ishte penallti për Francën në rastin e Maloudas?

“Për mua jo. I thashë Materazzit: ‘Marco, nëse nuk e prekje Maloudan, do ta kapja unë’. Por edhe australianët thonë sot se nuk ishte penallti ajo ndaj Grossos. Ne bëmë mirë që barazuam menjëherë.”

Çfarë ndodhi mes Zidane dhe Materazzit?

“Ishin gjëra fushe që zakonisht duhet të mbeten në fushë. Nuk e di çfarë i ndodhi Zizou-së, sepse është një person i jashtëzakonshëm. Gaboi.”

Kur e kuptuat se Botërori ishte i juaji?

“Kur menduam për penalltitë. Nuk kishim më energji pas asaj që kishim shpenzuar ndaj Gjermanisë. Edhe unë isha i lodhur. Përjashtimi i Zidane na shpëtoi.”

Italia i shënoi të gjitha penalltitë.

“Lippi kishte listën gati. E dinte kush do të gjuante dhe kur. Grosso e mbylli sepse ishte njeriu i minutave të fundit. Kishte fituar penalltinë ndaj Australisë, kishte shënuar ndaj Gjermanisë dhe realizoi penalltinë vendimtare ndaj Francës.”

Çfarë ndjetë kur ngritët trofeun si kapiten?

“Ishte gëzimi më i madh i jetës sime. Nuk ka titull kampionati apo kupë që krahasohet me një Botëror. Të kalon nga një lojtar i mirë në legjendë.”

Kujt i menduat kur ngritët Kupën?

“Familjes sime. Sakrificave që bënë prindërit e mi që unë të bëja atë që doja. Ishte realizimi i një ëndrre.”

Kriza e Italisë, e cila ka munguar në tre Botërorët e fundit. Si shpjegohet kjo?

“Kemi humbur dy momente të rëndësishme. Pas Botërorit 1990 mund të ndërtonim stadiume moderne dhe të investonim. Në vend të kësaj mbetëm te modeli i familjeve të mëdha dhe nuk krijuam klube moderne të ndërtuara rreth stadiumeve të tyre.”

“Atëherë Serie A ishte ende kampionati më i bukur. Por ndaluam së investuari te të rinjtë dhe infrastruktura. Sot shumë klube nuk kanë akademi të forta. Nuk modernizuam kulturën sportive.”

A është ëndrra juaj të drejtoni kombëtaren italiane?

“Ëndrra ime është të jem trajner. Duke qenë italian, do të preferoja të punoja në Itali. Por kam mësuar shumë duke punuar jashtë, kam mësuar anglisht, spanjisht dhe jam rritur nga kultura të ndryshme.”

“Më vjen keq ta them, por mendoj Francën.”

“Ata po afrohen shumë. Do të ishte Kupa e tretë për ta, ndërsa ne kemi katër.”

“Superheroi im. Fëmijët e tjerë kishin Supermanin ose Spider-Manin, unë kisha Diegon. Kam vrapuar për të si topmbledhës në stadium, kam luajtur kundër tij dhe më pas u bëmë miq.”

“Messi është i jashtëzakonshëm. Një robot, shumë perfekt. Maradona të jepte më shumë emocione.”

Lojtari më i vështirë që keni markuar?

“Profesionist perfekt. Një atlet jashtë normales dhe një sulmues që ka shënuar një epokë.”

“Mbappé. Dhe këtu po e tregon.”

Në fund, Cannavaro e përmbledh kështu rrugëtimin e tij:

“Jam ende ai djali i Fuorigrottës që realizoi ëndrrën e tij. E vetmja gjë e keqe është që kanë kaluar 20 vite.”