TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Jesus Vallejo, ka folur për rëndësinë e Kristiano Ronaldos gjatë viteve të tij te “Los Blancos”, duke theksuar se mungesa e portugezit u ndje thellësisht si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë njerëzor.
“Largimi i Kristianos ishte shumë i vështirë për shkak të numrit të golave që ai shënonte. U krijua një boshllëk i madh dhe na u desh shumë kohë për ta mbushur atë,” u shpreh Vallejo.
Ai e përshkroi Ronaldon si një lider të vërtetë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Vallejo pranoi se kishte tentuar të mësonte prej zakoneve të përditshme të superyllit portugez.
“Kristiano vinte gjithmonë herët në dhomat e zhveshjes, edhe pse nuk bënte shumë ushtrime fizike para stërvitjes. Ai e përqendronte pjesën më të madhe të punës së forcës në shtëpi, por gjithmonë i jepte prioritet punës në fushë”, tregoi ai.
Vallejo vlerësoi gjithashtu profesionalizmin e Ronaldos: “Ai dinte saktësisht kur duhej të shtynte më shumë dhe kur duhej të ruante energjitë. Në këtë aspekt, ishte jashtëzakonisht i disiplinuar dhe i kujdesshëm”.