TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit në stadiumin e Rrogozhinës është ndërprerë në minutën e 78-të të saj pas një incidenti që përfshiu një tifoz të skuadrës vendase.
Tifozi në fjalë është rrëzuar nga tribuna ballore duke përfunduar në pistën e stadiumit. Bakajoko i Egnatias ishte i pari që sinjalizoi për mjekët të shkonin me shpejtësi me më pas edhe lojtarë e tjerë të cilët kërkuan menjëherë afrimin e ambulancës.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar. Gjithashtu, pritej kthimi i ambulancës, p[asi nuk mund të vijonte loja pa praninë e saj.