TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit mund të marrë frymë lirisht sa i përket çështjes së portës. Tibo Kurtua, siç e bëri në fakt të qartë edhe trajneri Ançeloti pas humbjes ndaj Valencias, është rikthyer.
Belgu, i cili ka munguar që nga angazhimi me ekipin kombëtare për ndeshjet e marsit, do të jetë mes shtyllave në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit të martën në mbrëmje në Londër.
Ai ka lënë pas problemet në pjesën e pasme të gjurit dhe do të rikthehet titullar në ekip. Një lehtësim për Ançelotin, i cili iu desh të kthehej te Fran Gonzalez kundër Valencias për shkak të problemeve të Lunin pas ndeshjes kundër Sociedadit në Kupën e Mbretit mesjavën e kaluar.