SPORT, 5 Prill 2025, 17:50

Flamurtari humb në shtëpi ndaj Besës, tifozët vlonjatë godasin trajnerin Çela me karrige kokës

Flamurtari humb në shtëpi ndaj Besës, tifozët vlonjatë

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Besës është mbyllur mes kaosit, pasi tifozët vlonjatë të acaruar pas humbjes së skuadrës së tyre, kanë bërë pushtim fushe dhe kanë sulmuar lojtarët e stafit te kavajasve.

Tifozët vërshuan drejt pankinës së kavajasve, ndërsa goditën më pas trajnerin e kavajasve, Emiljano Çela.

Por përveç kësaj, nga tribuna VIP e stadiumit, trajneri gjuhet me një karrige e cila e godet në kokë, për fat të mirë pa sjellë dëme, ndërsa policia mundohej të ndalte turmën e inatosur.

Flamurtari humb në shtëpi ndaj Besës, tifozët vlonjatë

Flamurtari pësoi disfatë 0-2 në shtëpi ndaj Besës, duke vendosur në pikëpyetje të madhe rikthimin në Superiore.

Mysafirët gjetën golin shumë shpejt, me anë të Nonatos. Në fundin e pjesës së parë, një gjuajtje e bukur e Dabo i dhuroi epërsinë e dyfishtë Besës.

Pavarësisht se të besuarit e Pollozhanit rritën presionin, nuk ia dolën dot që të futeshin në lojë.

2 ndeshje nga fundi i Kategorisë së Parë, gara për një vend në elitë mbetet e hapur, me Flamurtarin që ka 69 pikë, ndërsa Besa 68 pikë.