SPORT, 5 Prill 2025, 20:58

Humbja në kampionat, Ançeloti: Kemi më pak mundësi për të fituar La Liga. Sezon i komplikuar për penalltitë

Humbja në kampionat, Ançeloti: Kemi më pak mundësi

Karlo Ançeloti ka pranuar pas humbjes përballë Valencias se skuadra e tij ka tashmë më pak mundësi të luftojë për titullin kampion në Spanjë. Ai u shfaq para mediave duke theksuar se ekipi do ta provonte deri në fund, por tashmë nuk kishte më gjërat në dorën e tij.

A është kjo lamtumirë për La Ligan?
Është shumë më e komplikuar të luftosh për La Ligan tani, por ne kemi idenë që të bëjmë mirë deri në fund. Kemi mundësi, më pak pas kësaj ndeshje, por duhet të luftojmë deri në fund.

Vinicius humbi penalltinë, një tjetër…
Është një sezon i komplikuar te penallti, kanë gabuar Bellingam, Mbape, Vinicius… Jam përpjekur t’u jap besim por edhe kjo ka dështuar.

A do të jetë Mbape tani gjuajtësi i parë?
Le ta shohim.

A është një gjë futbolli apo një gjë fizike?
As futbolli, as fiziku, kemi krijuar shumë mundësi, kemi qenë shumë pranë shënimit të golave. Mund të ketë mungesë efektiviteti dhe në rikuperimin e topit, por ne kemi lejuar shumë pak. Është e vërtetë që rivalët nuk kanë nevojë për shumë për të shënuar ndaj nesh për momentin. Ne rrezikuam që të provonim të fitonim, barazimi nuk ishte i dobishëm për ne dhe pësuam atë kundërsulm. Ne i kemi bërë gjërat mirë në sulm. Ka munguar njëfarë efektiviteti.

Apo sjellje?
Duhet të marrim parasysh detajet e vogla, si penalltia e humbur dhe më pas ata shënojnë kundër nesh me goditje standarte. Dhe na kanë anuluar një gol. Janë detaje të vogla që mund të ndryshojnë dinamikën e lojës. Valencia luajti lojën e saj, me një punë fantastike. Por Madridi e meritonte të fitonte, pa asnjë dyshim. A mund të përmirësohen gjërat? Sigurisht. Nuk është problem sjellje, mund të kritikoni çfarë të doni, por unë kam të drejtë të shoh atë që shoh. Kemi pasur humbje të merituara, por sot nuk ishte e merituar. Nuk ka munguar sjellja sot.

Si po shkon çështja e portierëve duke marrë në konsideratë Londrën?
Kurtua u stërvit sot, ai kishte një ndjesi të mirë. Për shkak të këtij dyshimi për Kurtua, ne preferuam të mos rrezikonim Lunin. Ai do të ketë edhe disa ditë më shumë për t’u rikuperuar. Pastaj, le të shohim të martën. Ne i kemi të dyja opsionet.

Vinicius dëgjoi disa vërshëllima… A keni frikë se do të ndikojnë tek ai?
Vinicius është i fokusuar në atë që po bën. Ai mund të luajë mirë ose keq, por është i fokusuar në atë që bën.

A ju shqetëson kjo humbje?
Kemi humbur mundësinë për të luftuar më fort për Ligën. Ndeshja kundër Barçës në Kupë do të jetë ndryshe, ata do të sulmojnë më shumë dhe ne duhet të jemi më të mirë në prapavijë dhe të jemi efikas përpara.

Madridi ka shumë kohë pa fituar lehtësisht…
Është një kalendar shumë kërkues, ndonjëherë duhet të vuash. Nuk ka ndeshje të lehtë në këtë pjesë të sezonit. Ne kemi provuar dhe do të vazhdojmë të përpiqemi të shfaqim versionin tonë më të mirë. Ndonjëherë ne jemi në gjendje ta bëjmë atë, ndonjëherë më pak.