SPORT, 14 Tetor 2023, 18:36

I skadon kontrata në vitin 2026, Interi nuk i lë asgjë fatit, kërkon rinovimin e yllit të skuadrës

I skadon kontrata në vitin 2026, Interi nuk i lë asgjë fatit,

Kontrata e Lautaro Martinez skadon në vitin 2026, një datë sigurisht jo shumë e afërt, por që, siç shkruan La Gazzetta dello Sport, Interi dëshiron të firmosë zgjatjen e bashkëpunimit.

Sulmuesi Lautaro ka gjasë të bëhet lojtari më i paguar në Serie A, duke tejkaluar pagën e vendosur nga zikaltërit. Gjatë pushimeve të ndeshjeve ndërkombëtare, në mes të nëntorit, agjenti i “demit”, Alejandro Camano, mund të nisë diskutimet me Marottan dhe Ausilio, duke u përpjekur të gjetur ndonjë  marrëveshje.

Lautaro është një nga më të mirët te nënkampionët e Europës. Ai ka kontribuar shumë në arritjen e objektivave të skuadrës, gjatë viteve të fundit.