TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhejdon Sanço as që dëshiron t’ia dijë për përplasjet që ka me trajnerit Erik ten Hag te Mançester Junajtid, madje duket se i ka hedhur pas krahëve. Sulmuesi anglez është parë i shoqëruar me djalit të ish- legjendës së boksit, Majk Tajson, Amir Tajson 26 vjeç, në një klub nate në Londër.
Një person i pranishëm në mbrëmjen ku u pa Sanço i shoqëruar nga djali i Majk Tajsonit, Amir, tha: “Nuk do ta kishit menduar kurrë se Xhejdon po kalon momente të vështira në karrierën e tij. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrë gjatë gjithë natës”.
Një tjetër i pranishëm në klubin e natës deklaroi për “the sun”: “Xhejdon dhe Amir po kalonin mirë së bashku. Një dyshe që nuk e kemi paramenduar kurrë t’i shohim ndonjëherë së bashku”. Duke mos qenë as i angazhuar me kombëtaren angleze në këtë periudhë, Sanço nuk privohet nga shijimi i jetës së natës.
Sanço është pezulluar nga trajneri Ten Hag që pas humbjes 3-1 që Arsenali i shkaktoi Junajtid më 3 shtator. Sulmuesi 23-vjeçar jo vetëm që nuk luan për “djajtë e kuq”, por as që lejohet të stërvitet me ekipin e parë.
Madje ai nuk lejohet as të përdorë ambientet e brendshme të klubit për nevojat e tij. Arsyeja pse u mor ky pezullim ishe mosangazhimi i sulmuesit në seancat stërvitore.