TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë gati për derbin ndaj Interit.
Sulmuesi suedez pasi pësoi një dëmtim në “Tendinën e Akilit” në ndeshjen kundër Juventusit ku u zëvendësua në minutën e 28′, mund të jetë i gatshëm për Stefano Piolin për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, e cila mund të rezultojë vendimtare për fatin e titullit kampion për kuqezinjtë.
Ibrahimoviç ka kryer stërvitje individuale dhe në “Milanello” ka optimizëm se 40-vjeçari do të jetë që nga minuta e parë ndaj zikaltërve të Simone Inzagit.
Ai iu nënshtrua terapive dhe kontrolleve të zakonshme nga stafi mjekësor, por pa hasur në asnjë shqetësim nga ana e këtij të fundit, duke bërë tifozët e Milanit të shpresojnë që lojtari i tyre kryesor të jetë i gatshëm ndaj “kushërinjve” të Interit.