TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në "Kaiserau" të Dortmundit.
Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje të lehtë me karakter lehtësues.
Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos, teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje.
Në pamjet e publikuara nga FSHF, duket dëshpërimi i Rey Manaj për rastin e humbur përballë Donnarummas në fundin e ndeshjes me Italinë. "Aaaa, për pak", duket sikur komunikon lushnjari.
Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.