SPORT, 17 Shtator 2022, 15:39

Haland nuk ndalet së shënuari, Mançester Siti rikthehet te fitorja në Premier Ligë dhe merr kreun

Haland nuk ndalet së shënuari, Mançester Siti rikthehet te

Mançester Siti është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur 0-3 në tranfertë Wolves. Një sukses që ngjit të besuarit e Pep Guardiolës në krye te renditjes.

Gjithçka e lehtë për kampionët në fuqi në "Moulineux Stadium", me sfidën që është zhbllokuar pas vetëm 55 sekondash lojë nga një gopl i Jack Grealish.

Miqtë kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 16-të me të zakonshmin Erling Haland, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier Ligë që kashënuar gol në katër transfertat e para të luajtura në këtë kompeticion.

Gjithashtu, sulmuesi norvegjez ka shënuar 100 gola në 99 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet që nga momenti që është larguar nga Salzburg-u në janarin e 2020-ës. Goditja e fundit për Wolves ka ardhur në minutën e 33-të, kur Collins ka lënë me 10 lojtarë vendasit pasi është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Grealish.

Foden ka fiksuar shifrat në 3-0 në minutën e 69-të. Protagonist edhe Kevin de Bruyne, autor i dy asisteve. 92 aisiste në total për belgun në karrierën e tij në kampionatin anglez, po aq sa Steven Gerrard. Legjendës së Liverpulit i janë dashur 504 ndeshje për ta arritur këtë shifër, ndërsa yllit të Pep Guardiola-s i kanë mjaftuar 217 ndeshje.