SPORT, 20 Shkurt 2024, 09:48

Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë

Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën

Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Ish-ylli i Bayern Munchen, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak, njofton Bild.

Brehme, përvecse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, ndërsa më së shumti mbahet mend për golin e fitores  për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një goditje dënimim në minutën e 85-të.

Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai nisi karrierën si trajner dhe klubi i parë që do të drejtonte ishte pikërisht ai që nisi karrierën, FC Kaiserslautern. Aty do të qëndronte për dy vite, ku më pas u shkarkua pasi ekipi rrezikoi rrëzimin nga kategoria.

Më pas ai mori drejtimin e Unterhaching, kur do të lirohej nga detyra në vitin 2005, ndërsa pas kësaj eksperience do të ishte asistent trajner te Stuttgart, ku u shkarkua pas disa muajsh ne klub.

Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën