SPORT, 19 Shkurt 2024, 16:27

Partizani më në fund i plotë, gati për ndeshjen me Kukësin është edhe…

Partizani më në fund i plotë, gati për ndeshjen me

Festa e derbit nuk ka zgjatur shumë te Partizani, pasi skuadra ka zbritur menjëherë në fushë për të përgatitur ndeshjen e së martës ndaj Kukësit në stadiumin “Kukës Arena”, duke nisur nga ora 13:30.

Kjo sfidë është e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku Partizani vjen pas fitores ndaj Apolonisë në 1/8-at. Para kësaj ndeshjeje, të kuqtë janë në një situatë mjaft të mirë sa i përket dëmtimeve, pasi të vetmit në “pit-stop” janë Keko dhe Bytyçi.

Sulmuesi pritet të kthehet për lojë në harkun e maksimumi dy javëve, ndërsa dardani, siç dihet, mungon gjatë prej operacionit në ligament. Në derbi mungoi edhe Redon Ismaili, i cili do të kthehet ndaj Kukësit.

Nga sa mësohet nga gazeta, mesfushori ka pasur një dëmtim minimal, që e ka lënë jashtë për Tiranën, por rikthehet për Kukësin, ku pritet edhe të fitojë minuta.