SPORT, 16 Dhjetor 2021, 13:46

FOTO/ Mesazhi i Mesit për Agueron, gruaja e Ronaldos bën komentin epik

FOTO/ Mesazhi i Mesit për Agueron, gruaja e Ronaldos bën komentin epik

Serxhio Aguero i dha fund futbollit të luajtur nëpërmjet një konference për shtyp.

Shkak ishin problemet me zemrën, të cilat ja bënë të pamundur vazhdimin e karrierës. Miku i tij i ngushtë Lionel Mesi bëri një postim lidhur me këtë temë, por nuk munguan thumbat nga disa njerëz të tjerë.

“Pleshti” I dedikoi disa rrjeshta Agueros lidhur me miqësinë e tyre, por dhe i uroi gjithë të mirat.

Bashkëshortja e Kristiano Ronaldos ka komentuar në postimin e argjentinasit, por duke dalë komplet nga tema.

Ajo shkruante se Ronaldo ishte më i miri, por tema nuk kishte lidhje me rivalitetin legjendar Mesi-Ronaldo.

Të shumtë ishin reagimet e fansave, por rivaliteti mes dy futbollistëve më të mirë në botë nuk njeh kufinj.

FOTO/ Mesazhi i Mesit për Agueron, gruaja e Ronaldos bën komentin epik