TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Asnjë fanellë e Leverkusenit nuk është shitur më shumë se ajo e mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhakës.
Xhaka e ka filluar në mënyrën më të mirë jetën e re në Gjermani.
Një vështrim në shifrat e shitjeve të fanellave të Leverkusen tani tregon se kapiteni i Zvicrës po bëhet lojtari i preferuari i tifozëve.
Një listë e “ZDF Sportstudio” ka renditur se cila fanellë e secilit ekip të Bundesligës është shitur më shumë deri tani. Te Leverkuseni, fanella e Granit Xhakës me numrin 34 është më e shitura.
Kjo do të thotë se fanella e Xhakës është më popullore se ajo e sulmuesit Viktor Boniface, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para.
Ndërsa, te skuadrat e tjera fanella e Herri Kejn është më e shitura, te Bajerni, Simons është shumë i popullarizuar në RB Lajpcig, kurse bluza e Leonardo Bonuçit tek Union Berlin është më e kërkuara. Vetëm te Borussia Dortmund në krye është një fytyrë e njohur, Marco Rojs.