TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajernit iu desh të luante me një lojtar më pak për më shumë se 70 minuta në përballjen e Kupës ndaj Bajer Leverkusen.
Manuel Nojer u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të. Por golin vendimtar e pranoi në të 69-ën me Tela. Vinsent Kompani ishte dukshëm i zhgënjyer pas lojës: “Është shumë, shumë e hidhur. Ky karton i kuq padyshim pati një ndikim të madh në lojë,” theksoi ai në një intervistë për “ARD”.
Në të njëjtën kohë, 38-vjeçari e bëri të qartë se nuk fajësonte skuadrën e tij: “Kam luajtur shpesh me dhjetë lojtarë në karrierën time. Ajo që bënë djemtë sot ishte shumë e mirë për një kohë të gjatë. Marrim një krosim dhe më pas golin”, përfundoi tej mase i mërzitur Vinsent Kompani.