SPORT, 2 Dhjetor 2024, 14:14

Nuk ndalet skiatorja kuqezi, Lara Colturi renditet e 8-ta në Sllallomin e Killingtonit!

Nuk ndalet skiatorja kuqezi,  Lara Colturi renditet e 8-ta në Sllallomin e

Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për Lara Colturin në ditën e dytë të garimit ne Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë herë ajo garoi në etapën e Sllallomin e vlefshme si etapë e Kupës së Botës. 18 vjecarja Kuq e Zi arrin nje tjetër top10, duke u renditur saktësisht në vendin e 8-të. Pas vendit të 9-të që zuri mbrëmjen e së shtunës në kategorinë e Sllallomit Gjigand, në Sllallom Colturi arriti të paraqitet edhe më mirë.

Me këto rezultate të njëpasnjëshme, sëbashku me atë të një fundjavë më parë në Austri, ku u rendit e dytë, a skiatorja kuqezi konsolidon pozitat e saj brenda 10 vendeve të para në klasifikimin e përgjithshëm për femra të Kupës së Botës.

Me këto rezultate të shkëlqyera Lara Colturi sëbashku me trajnerët e saj dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Skive do të rikthehen në Europë duke qenë se etapa e radhës që ishte parashikuar në Kanada është anuluar për shkak mungesës së borës. Ndalesa e radhës për Larën do të jetë në Semmering të Austrisë më 28-29 Dhjetor.