SPORT, 1 Dhjetor 2024, 21:12

Thriller në derbi, Tirana humbet penallti në kohën shtesë, barazim ndaj Partizanit

Thriller në derbi, Tirana humbet penallti në kohën shtesë,

Tirana dhe Partizani ndanë pikët, pas barazimit pa gola në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për javën e 15-të të elitës dhe të luajtur në “Arenën Kombëtare”.

Qysh në fillim, nuk munguan “ngacmimet”, me të kuqtë dhe bardheblutë që lëshuan sinjalet e para. Cara provoi në njërin krah, sakaq në krahun tjetër, edhe Jonuzi provoi disa herë të zgjidhë takimin.

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit i erdhi pas 30 minutash lojë. Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.

Deri në vërshëllimën e arbitrit për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes, të dy ekipet patën edhe nga një rast të mirë, me Kolën dhe Mba.

Partizani e filloi “zjarr” fraksionin e dytë, teksa vetëm shtylla ndali Bintsouka-n nga goli. Më pas, Rrapaj vendosi në provë Selmanin, e menjëhershme përgjigja e portierit.

Në kohën shtesë, Tirana pretendoi penallti për shkak të një prekje me dorë, 11-metërsh i akorduar pas një verifikimi nga sistemi VAR. Portieri Qirko bëri heroin, duke i pritur penalltinë.

Partizani kryeson tabelën me 28 pikë, ndërsa Tirana është në vendin e shtatë me 16 pikë.