TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Peshëngritja shqiptare humbet një nga ikonat më të shquara, “Mjeshtrin e Madh”, Ferid Berberi.
Kampioni i shumëfishtë i peshëngritjes shqiptare ka ndërruar jetë sot në moshën 75 vjeçare.
Berberi vuante nga një sëmundje në mushkëri, duke mos ia dalë ta lërë pas problemin. I dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, Berberi ka qenë ikonë e peshëngritjes para viteve 1990.
Sportist i niveleve të larta, Berberi ka marrë rezultate të mira edhe në nivele ndërkombëtare, duke nderuar emrin e Shqipërisë. Si trajner, nga puna e tij kanë dalë emrat të rëndësishëm të shtangës shqiptare.
Për disa vite, njeriu i heshtur i sportit mbajti edhe postin e sekretarit të Federatës së Peshëngritjes. Si te klubi Dinamo dhe Kombëtarja, Berberi la gjurmë me punën dhe talentin e tij.