TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjysmëfinalja e ”Final Four” të Superiores do të vendosë përballë njëra-tjetrës skuadrat e Egnatias dhe Vllaznisë, të cilat do të ndeshen më datë 19 maj në “Air Albania” për të siguruar një biletë për finalen e madhe të titullit kampion.
Skuadra e Egnatias, në bazë të renditjes të sezonit të rregullt, ka në avantazh edhe barazimin në këtë ndeshje. Gjithsesi, bilanci i këtij sezoni tregon se çdo gjë është e hapur mes dy skuadrave.
Në dy fazat e parë, skuadra rrogozhinase dominoi plotësisht dhe fitoi me shifrat 0-2 dhe 3-0 sfidat e para ndaj shkodranëve në kampionat. Ndërkohë, në pjesën e dytë të sezonit, ishte Vllaznia e cila triumfoi me shifrat 2-1 dhe 1-0 përballë rrogozhinasve duke vënë në disa momente në dyshime dhe kryesimin e këtyre të fundit.
Vllaznia-Egnatia 0-2
Egnatia-Vllaznia 3-0
Vllaznia-Egnatia 2-1
Egnatia-Vllaznia 0-1.