TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi pasi shënoi golin e tij të 12-të këtë sezon në Turqi. https://www.sofascore.com/player/sokol-cikalleshi/81138
Kleis Bozhanaj është pozicionuar në vendin e dytë me notën 7.5. Sulmuesi shqiptar shënoi një tjetër gol me fanellën e Modenës në Seria B. Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi renditet në vendin e 3-të pas një performance të mirë kundër Luzern.
Enea Mihaj është vlerësuar me notën 7.3 për performancën e tij në fitoren e Famalikaos në transfertën me Çavez. Top 5-shja mbyllet me Jon Mersinaj.