TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tri goditje. Këto mund të jenë nënshkrimet më të rëndësishme të Milanit në sesionin e ardhshëm të merkatos. “Djalli” duhet të gjejë një mesfushor që mund t’i japë soliditet repartit dhe një dorë të rëndësishme mbrojtjes. Janë të shumtë emrat që kanë qarkulluar javët e fundit. Flasim për Fofananë, Amrabatin deri te Hojbjerg.
Por sytë janë edhe nga Seria A. Ndër mesfushorët më të mirë në kampionat për sa i përket performancës dhe aftësisë për të rikuperuar topin, Morten Frendrup si një nga çelësat e sezonit të mrekullueshëm të Xhenoas. Danezi i lindur në vitin 2001, siç raporton “calciomercato.com”, do të kishte përfunduar në radarët e Milanit. Për momentin, sipas “Transfermarkt”, vlera e tij rrotullohet te 10 milionë eurot.
Ndërkohë, “Mundo Deportivo”, njëofton se në muajt e fundit drejtorët Monkada dhe D’Otavio kanë parë profile të ndryshme për qendërmbrojtësin dhe një nga ata që janë vënë nën lupë është Rafa Marin, i lindur në vitin 2002 në formë huazimi te Alavessh nga Real it Madridit. 32 prezenca dhe asnjë karton i verdhë e bëjnë një lojtar të saktë dhe cilësor, e për më tepër zbarkimi i tij në Milano mund të lehtësohet nga raporti diplomatik shumë i mirë mes kuqezinjve dhe “Los Blancos”-ve.
NË KRAH – Emerson Rojal është objektivi i parë për një krah të djathtë që mund të forcohet. Nuk është mister që Milani ka katër objektiva për verën e ardhshme: një qendërsulmues, një mesfushor mbrojtës, një mbrojtës të djathtë, nëse është e mundur me aftësinë për të luajtur edhe në të majtë, dhe në qendër të mbrojtjes. Nevojat e tjera, nëse ka ndonjë gjë, do të merren përsipër me zgjedhjen e trajnerit ose merkatos. Duke u rikthyer të braziliani, Milani e ka ndjekur prej disa kohësh dhe javët e fundit ka folur me agjentët që e përfaqësojnë. Ai konsiderohet emri ideal për të forcuar krahun e djathtë, në të cilin titullar është Davide Kalabria, me alternativat Alesandro Florenci dhe Pier Kalulu. Ndër të tjera, 14 muaj më parë, në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve të fundit, Emerson Rojal luajti për Totenhemin kundër Milanit në të dyja sfidat duke filluar nga krahu i djathtë, përballë me Teo Hernandezin.