TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë thuajse vendimtare në Europë për të njohur skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm:
Seria A
Nëse Roma nuk mund të mposhtë Atalantën, Bolonja do të rrëmbejë kualifikimin, ndërsa Juventusit do t’i mjaftojë një fitore ndaj Salernitanës. Vendi i pestë, megjithatë, do të kontestohet nga romakët dhe bergamaskët. Sigurisht që ndeshja e kësaj mbremje në stadiumin “Gewiss” mund të japë një tregues shumë të saktë se çfarë mund të ndodhë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
Premier Liga
Aston Vila ka katër pikë epërsi ndaj Totenhemit, një fitore kundër Liverpool-it do të mjaftojë për t’i rrëmbyer vendin “spursave”.
Bundesliga
Gjermania është i vetmi komb që njeh të gjitha skuadrat (5 si Italia për shkak të renditjes).
La Liga
Në Spanjë Atletiko Madrid është ende në rrezik, me Atletik Bilbaon të gatshëm për të përfituar prej tij. Një fitore kundër CCelta Vigos mund të largojë çdo spekulim të mundshëme.
Ligue 1
Në javën e parafundit në Francë, vetëm PSG-ja është e sigurt për vendin e tyre në Ligën e Kampionëve, Lila dhe Nica do të garojnë për vendin në “play-off”. Monako mund të mbyllë diskutimet që në mbrëmje. Kujdes për Brestin, tre pikët me Toluzën mund të ndryshojnë edhe më tej epërsinë.
Skuadrat tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve 2024-25:
Itali
Inter, Milan
Angli
Arsenal, Mançester Siti, Liverpul
Spanjë
Real Madrid, Barcelona, Girona
Francë
PSG
Hollandë
PSV, Fejnord.