TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria eleminohet në gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit, teksa u mund në Varshavë 2-1 nga Polonia.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që u shfaqën rrezikshëm në zonën kuqezi me anë të Levandovskit, por vetëm kaq. Ekipi i Silvinjos provoi të ngacmonte me kundërsulme dhe dha disa herë sinjale. Në fundin e fraksionit, një gafë në prapavijën polake i jep mundësinë Arbër Hoxhës të driblojë portierin dhe të realizojë golin e avantazhit për Shqipërinë, duke dërguar kështu skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Polonia shtoi presionin dhe çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë barazoi me Levandovskin, gjatë zhvillimit të një goditje këndi. Zielinski do përmbyste ndeshjen, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të Shqipërisë drejt Botërorit.