TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fitores në Bundesliga, Bajern Mynih ka nisur të planifikojë një merkato verore me synimin për të forcuar skuadrën e trajnerit Vinsent Kompani dhe për t’u bërë më konkurrues në Champions.
Prioritet i klubit bavarez është blerja e një sulmuesi krahu të majtë me nivel botëror, për të zëvendësuar në skuadër Tomas Mylerin. Në listën e drejtorit sportiv Maks Eberl figurojnë emrat e Mitoma nga Brajton dhe Rafael Leao nga Milani.
Raporti i mirë mes agjentit Horge Mendez dhe drejtuesit bavarez ka nxitur bisedimet për mundësinë e transferimit të portugezit në Gjermani. Aktualisht, Mitoma duket si objektivi kryesor, por Leao mbetet një alternativë serioze për Bajernin.