SPORT, 11 Prill 2026, 13:30

E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje, Barcelona i ofron rinovimin e kontratës

E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje, Barcelona i ofron rinovimin e

E ardhmja e sulmuesit polak Robert Lewandowski mbetet ende e paqartë, ndërsa shumë klube europiane dhe amerikane po përpiqen ta bindin për transferim.

Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, agjenti i tij ka zhvilluar një takim me drejtuesit e FC Barcelona, ku është marrë oferta e klubit katalanas për rinovim kontrate.

Barcelona raportohet se i ka ofruar sulmuesit një zgjatje kontrate për një sezon, por me një pagë dukshëm më të ulët se ajo aktuale, duke marrë parasysh moshën e tij dhe planin e klubit për të investuar në një qendërsulmues të ri dhe një mbrojtës të majtë.

Në garë për shërbimet e Lewandowskit janë gjithashtu AC Milan, Juventus, Chicago Fire FC, si dhe disa klube nga vendet arabe.

Megjithatë, prioriteti i lojtarit mbetet qëndrimi në Barcelonë, për shkak të jetës së qëndrueshme familjare në qytet, edhe nëse kjo nënkupton pranimin e një roli më dytësor në skuadër.

Lewandowski pritet të marrë një vendim përfundimtar deri në fund të muajit, ndërsa e ardhmja e tij sportive mbetet ende e hapur.