SPORT, 4 Maj 2025, 16:53

Do të gjykojë në finalen e “Final Four” në Shqipëri, arbitrit të njohur i besohet Inter-Barcelona

Do të gjykojë në finalen e “Final Four” në

Interi dhe Barcelona do të përballen të martën në orën 21.00, në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Pas barazimit 3-3 në aktin e parë, skuadrat do të kërkojnë një biletë për në finalen e madhe.

UEFA i ka besuar këtë takim arbitrit polak Szymon Marciniak, i cili do ketë edhe ndihmën e Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik. Në VAR do jetë Dennis Highler (holandez).

Vlen të theksojmë se pikërisht Szymon Marciniak do të ndajë drejtësinë në finalen e “Final Four” në vendin tonë, sfidë e programuar të luhet me datën 12 maj në Tiranë.