SPORT, 14 Qershor 2026, 18:07

Dita e 15-të e protestës kundër Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 15-të e protestës kundër Ramës, nis grumbullimi i

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të nisë edhe dita e 15 e protestës qytetare me kërkesë kryesore largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e  kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, ku në sheshin para godinës mbahen fjalimet e qytetarëve, ku shprehen pakënaqësitë ndaj kastës politike.

Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën "pushtetin" e protestuesve. Përveç Tiranës, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.

Një ditë më parë u mbajt tubimi më i madh deri tani, me një pjesëmarrje rekord, që ka kaluar çdo pritshmëri. Të rinj, të reja, prindër me fëmijë, të moshuar, janë në protestë duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe padrejtësitë që iu janë bërë nga kjo qeveri dhe kjo klasë politike.

Mesazhi është i qartë “Rama jep dorëheqjen”. Gjithashtu akuza të forta nga protestuesit janë hedhur edhe ndaj opozitës.

Protesta do vijojë edhe gjatë ditës së sotme në orën 18:00, organizimi bëhet te sheshi Skënderbej dhe më pas vijon marshimi drejt Kryeministrisë.