SPORT, 13 Qershor 2026, 11:47

Ishte tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

Ishte tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet

Policia Kombëtare e Perusë ka realizuar një arrestim të pazakontë në kryeqytetin Lima, duke përdorur një taktikë të veçantë për të kapur një të dyshuar për trafik droge: Oficerët u maskuan si maskotat e Botërorit 2026.

Sipas autoriteteve, operacioni u zhvillua pas një hetimi të gjatë inteligjence, i cili zbuloi se objektivi ishte një tifoz i zjarrtë futbolli dhe ndjekës i rregullt i Kupës së Botës. Pikërisht ky detaj u bë kyç në planin e policisë për ta afruar të dyshuarin pa ngritur dyshime.

Oficerët e njësisë speciale, të njohur si “Skuadroni i Gjelbër”, u paraqitën të maskuar si maskotat e turneut, Clutch dhe Maple, për të depërtuar në ambientin ku ndodhej i dyshuari.

Sipas deklaratës së policisë, pasi hynë në banesë, u zhvillua një ndërhyrje e shpejtë dhe më pas një ndjekje brenda ndërtesës, e cila përfundoi me arrestimin e tij në katin e sipërm.

Gjatë kontrollit në banesë, autoritetet sekuestruan një pistoletë, një thikë dhe sasi të ndryshme lëndësh narkotike, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për shpërndarje.

Operacioni ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale për mënyrën kreative të ekzekutimit, ku policët u panë të maskuar si maskota sportive gjatë një ndërhyrjeje të vërtetë policore në mes të Peru.

Autoritetet peruanë theksuan se operacioni ishte rezultat i një pune të mirëfilltë inteligjence dhe se metoda u zgjodh për të shmangur çdo rezistencë të mundshme nga i dyshuari.