SPORT, 13 Qershor 2026, 15:04

Ronaldo: Ky brez do ti japë shumë gëzim portugezëve, nëse do të jemi ose jo Kampionë të Botës…

Ronaldo: Ky brez do ti japë shumë gëzim portugezëve,

Kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, tha të premten se ai po shkon në Kupën e Botës 2026 “mirë”, dhe me “shpresë” dhe se ndodhet përkrah një brezi “shumë të mirë”, pa dashur të bëjë një deklaratë shumë të fortë për një fitore eventuale në kampionat.

“Ne do ta dimë vetëm në fund, nëse do të jemi ose jo Kampionë të Botës”. Portugezi i bëri këto deklarata para gazetarëve. Në fillim, futbollisti i Al Nasr vendosi një qëndrim sfidues ndaj kritikëve të tij.

“Ne jemi shumë në ankth nga ajo që do të të vijë. Ne e dimë që Kupa e Botës është gjithmonë një turne i veçantë, si Kampionati Evropian, kështu që ne po shkojmë ne këtë Botëror me shumë shpresë. Fizikisht jam mirë, ju jeni ata që i keni parë lojërat e mia. Ne do ta dimë vetëm në fund. Është një brez shumë i mirë, por, siç thashë, ka faktorë që nuk mund t’i kontrollojmë ndeshjet. Të fitosh apo të mos fitosh, kjo është pika më e rëndësishme. Por unë mendoj se është një brez që do t’i japë shumë gëzim portugezëve”, tha ai.

Dhe kur gazetarët e pyetën përsëri nëse e shihte të mundur që kombëtarja portugeze të fi tonte titullin e vetëm që mungonte në rekordin e tij, ai pranoi se e sheh si një mundësi.

“Unë mendoj se po, por do të varet nga shumë faktorë”.

Në fund ai shtoi. Dhe ai shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është kur topi fillon të rrotullohet. Më vonë, pas ndeshjes së dytë apo të tretë, kur gjërat fillojnë të shtrëngohen, kur ka shumë lodhje, si psikologjike ashtu edhe fizike do të shohim kampionët e vërtetë”.