SPORT, 25 Janar 2026, 18:41

Jamal vulos triumfin e Barcelonës në “Camp Nou”, katalanasit rikthehen në krye të kampionatit (VIDEO)

Jamal vulos triumfin e Barcelonës në “Camp Nou”,

Barcelona është kthyer te fitoret në kampionat. Sot mposhti me rezultatin 3 me 0 ekipin e fundit në La Liga, pikërisht Oviedon.

Të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Olmo, Rafinja dhe në fund Jamal, që vulosi rezultatin përfundimtar.

Ekipi i Flik kryeson sërish renditjen e La Liga, pasi Reali ishte vendosur përkohësisht në krye. Vetëm 1 pikë i ndan të dyja skuadrat.

52′ Olmo, 57′ Rafinja, 73′ Jamal