TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tifozët e Milanit e kanë humbur durimin me skuadrën dhe drejtuesit pasi u mposhtën nga Bolonja në finalen e Kupës së Italisë dhe nuk arritën të merrnin një tjetër trofe për këtë sezon.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifo-grupi i Milanit, “Curva Sud” ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në transfertën me Romën këtë të diel, e vlefshme për raundin e 37-të të Serie A.
“Pas performancës së fundit të padenjë mbrëmë, edhe një tjetër në një sezon të lindur nga paaftësia e dukshme e trajnerëve të “Via Aldo Rossi” dhe një ekipi pa asnjë fije krenarie, të dielën në Romë do t’ju lëmë vetëm me turpin tuaj! Ky vendim merret pavarësisht çdo ndalimi të çmendur udhëtimi për të cilin është folur prej ditësh”, është deklarata e publikuar.